A ju kërkoi falje Vuçiç për djegien e flamurit shqiptar në Beograd? Ja si përgjigjet Rama

Lajme

A ju kërkoi falje Vuçiç për djegien e flamurit shqiptar në Beograd? Ja si përgjigjet Rama

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:57
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk i ka kërkuar falje për djegien e flamurit shqiptar në Beograd.

Në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Beograd, Rama tha se Vuçiç nuk kishte pse të kërkonte falje, pasi akti u bë nga një ekstremist që tashmë është arrestuar.

“Po për çfarë duhet të kërkohet falje në këtë arat ku një personazh ekstremist, çdo vend ka kokëboshët e vetë, çdo pyll ka derrat e vetë. Ai është ndaluar nga policia dhe është çuar përpara atij procesi që duhet të shkojë.

Por ju i patë që flamur shqiptar ka kudo, dhe kjo ishte e paimagjinueshme vite më parë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat