Aleksandër Vuçiq tregon se si i zgjidh marrëdhëniet me Kosovën

Lajme

Aleksandër Vuçiq tregon se si i zgjidh marrëdhëniet me Kosovën

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se përmes Ballkanit të Hapur, qytetarët nuk do të ketë asnjë pengesë kufitare për në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Në kuadër të takimit të kësaj iniciative në Beograd, Vuçiq tha se Kosova, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, i kanë dyert e hapura për t’iu bashkangjitur “Ballkanit të Hapur”, por askush nuk i detyron.

Ai tha se marrëdhëniet me Kosovën do t’i zgjidhin përmes dialogut në Bruksel, pasi kanë pikëpamje të ndryshme. Sipas tij, Ballkani i Hapur është tjetër gjë, pasi i jep më shumë liri njerëzve, sipërmarrësve dhe siguron shkëmbim më të mirë të mallrave.

“Nuk i shoh problemet e shtatorit siç i shihni ju, por nuk dua t’i hy kësaj. Tema e kësaj konference dhe takimi është ndryshe. Ne i kemi hapur dyert Prishtinës, Sarajevës dhe Podgoricës…Pse duhet të japim justifikime dhe shpjegime për një të mirë që ne po e bëjmë. Gjërat e mira që do të ndihmojnë njëri tjetrin, gjatë tërmeteve gjatë përmbytjeve. Pse duhet të justifikojmë pse njerëzit tani kalojnë kufijtë më shpejtë se tani, se kamionët tanë nuk do të presin 24 ose 48 orë… Ne do t’i zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën përmes dialogut në Bruksel, nëse kemi pikëpamje të ndryshme. Por Ballkani i Hapur në rajon i jep liri njerëzve, i jep liri sipërmarrësve, siguron shkëmbim më të mirë të mallrave”, tha Vuçiq.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, tha se bashkëpunimi rajonal është zgjidhje e duhur, e guximshme dhe evropiane.

“Bashkëpunimi rajonal është zgjedhje e duhur dhe guximshme, e duhur dhe evropiane. Nuk ka mëdyshje se kur përballë me krijimin e problemeve dhe nga ana tjetër mund të krijosh zgjidhje. Është shumë e rëndësishme që Qeveria e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen që i jep “Ballkanit të Hapur”. Ju falënderoj për mirëpritjen e ngrohtë në kushtet e situatës aktuale politike në Maqedoninë e Veriut. Gjendemi në një situatë mjaft kompleksi, por kjo nisme është e rëndësishme, kështu që nuk mund t’ia lejojmë vetës të mungojnë në këto takime të tre vendeve. I vetmi vizion për një Ballkan të qëndrueshëm dhe fitimtarë është ai ku kufijtë janë më pak të rëndësishëm, apo nuk kanë rëndësi”, shtoi ai.

Në konferencën e përbashkët për medie të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u tha mes tjerash se takimi i radhës do të mbahet më 26 dhjetor në Tiranë.

Aty sipas tyre do të ketë rezultate konkrete, veçmas memorandum bashkëpunimi për lejet e punës të qytetarëve të tri vendeve rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat