Pamje/ Kaça ndalon Policinë me veturë për ta shpëtuar kontrabanduesin

Lajme

Pamje/ Kaça ndalon Policinë me veturë për ta shpëtuar kontrabanduesin

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 16:46
Kaça

Se Besim Zeqiri Kaça është i forti i veriut e jugut, tregojnë disa pamje që i ka publikuara.

Derisa Policia e Kosovës bashkë me Doganat iu kishin lëshuar prapa një kamionete që dyshohej se po kontrabandonte mallra, shfaqet Kaça me BMW X5 dhe iu del përpara Policisë duke i penguar ta kapnin kontrabanduesin.

Si rrjedhojë, ai bashkë me personat që po bartnin mallra arrijnë të ikin.

Megjithëse zyrtarët shtetërorë e kishin parë mirë Kaçën, boss-i nuk do duhej asesi të binte në dorë të shtetit.

Për këtë, Muhamet Hyseni i cili ishte edhe pronar i veturës, kishte marrë përsipër përgjegjësinë.

Për të kuptuar më shumë rreth kontrabandimit me mallra serbe në mënyrë ilegale, ndiqni videon këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat