Publikohet raporti, kaq raste me CoVID-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Lajme

Publikohet raporti, kaq raste me CoVID-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Nga: M.L. Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1427 teste të kryera janë shënuar vetëm 6 raste të reja me CoVID-19. 

Sipas raportit, gjatë  këtij 24 orëshi nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve, derisa janë shëruar edhe 21 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

11 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.

Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504. Në total numri i rasteve aktive është 429.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat