Dodik përpiqet të barazojë çështjen e Kosovës me Srpskan – kërkon të zgjidhen së bashku dhe këtë do e paraqes në arenën ndërkombëtare

Lajme

Dodik përpiqet të barazojë çështjen e Kosovës me Srpskan – kërkon të zgjidhen së bashku dhe këtë do e paraqes në arenën ndërkombëtare

Nga: F.B. Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:06
Milorad Dodik

Anëtari serb i kryesisë së BeH Milorad Dodik ka kërkuar që çështja e Kosovës edhe ajo e Srpskes të zgjidhen së bashku, duke paralajmëruar se me këtë ide do të paraqitet edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa analistët serb e mbështesin, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Është e papranueshme që perëndimi në rastin e Prishtinës miratojnë ndarjen pa bazë juridike, në çka nuk ka të drejtë ndërsa mohon Banjallukën se nuk të drejtë, shprehet analisti Dragomir Angjelkoviç.

Çështja e Srpskes dhe Kosovës nuk mund të zgjidhen ndaras, ka porositur anëtari serb i kryesisë së BeH Dodik, duke fol rreth mbledhjes sl fundit të KS të OKB, ku Rusia e Kina pamundësuan fuqitë perëndimore që pa vendim nga ky trup të “shtyjnë” përfaqësuesin e lartë në BeH, Dodik theksoi se është e qartë se konteksti i zgjidhjes së çështjes së Kosovës ka ndryshuar krahasuar me vitet më përpara.

Interesi serb ndërlidhja e çështjeve edhe pse janë të ndryshme

Presidenti Vuçiq ka bërë pozicionim të shkëlqyeshëm, s ai përket Srpskes është e pamundshme të zgjidhen ndaras ajo edhe çështja e Kosovës dhe këtë ne do të ua themi çdokujt” tha Dodik për “Veçerenje Novosti”.

Angjelkoviç për “Kurir” tha se është në interesin serb ndërlidhja e këtyre dy çështjebe edhe pse janë të ndryshme.

“Kosova si krahinë nuk kishte të drejtë për vetëvendosje, nëse perëndimi pranon ndarjen e Kosovës dhe rrëmbimin e territorit të Serbisë, atëherë nuk duhet pritur heshtjen e Srpskes, sepse serbët si popull konstituiv kanë të drejtë për ndarje. Pra, është e papranueshme që perëndimi në rastin e Kosovës, ndonëse nuk ka bazë juridike në të drejtën ndërkombëtare miraton ndarjen e Srpskes ia mohon përkundër asaj se ka baze juridike” tha ai.

Çështja e sigurisë në pikëpyetje pa zgjidhjen e këtyre çështjeve

Ish diplomati Milisav Paiç tha se të gjithë e kanë të qartë se pa zgjidhjen e këtyre dy çështjeve sillen në pikëpyetje siguria dhe stabiliteti i regjionit edhe Evropës.

Paralele nuk ka, nëse merret parasysh se Kosova solli vendim të njëanshëm kundër drejtës ndërkombëtare dhe rezolutës 1244, ndërsa të drejtat e Srpskes përcaktohen me marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e BeH. Pozicionimi i Kinës edhe Rusisë në dy rastet është shprehje e mospranimit që perëndimi të mbajë BeH si pretoktorat si ka bërë me Kosovën. Ata për këtë kanë bazë të fortë ndërkombëtare dhe janë vijë me konventën e OKB-së, ku KS është trup kyç ku vendoset për këto çështje – tha ai.

Ambasadori rus në BeH nuk sheh problem në idenë e Dodik

Ambasadori rus në BeH Igor Kalabuhov ka deklaruar se nuk sheh problem në idenë e Dodik për pavarësinë e Srpskes në kuadër të BeH, sipas tij kjo është çështje e politikanëve dhe vendimeve demokratike, të cilën Rusia do mbështeste nëse vjen realizimi i saj përmes dialogut. Rusia konsideron se Srpska është çështje e kthimit të përgjegjësive në kuadër të procesit demokratik, e Kalabuhov thekson se përgjegjësitë janë bartur me presion të theksuar nga bashkësia ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat