Nga e hëna mos dilni pa pajise dimërore në veturë, mund të gjobiteni me kaq para

Lajme

Nga e hëna mos dilni pa pajise dimërore në veturë, mund të gjobiteni me kaq para

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 11:42
Ilustrim

Nga dita e hënë me 15 nëntor, nis sezoni i dimrit për veturat në Kosovë, ku nga kjo datë e deri me 15 mars, bëhet vendosja e gomave të dimrit.

Ashtu siç tregon edhe emri, gomat e dimrit janë të dizajnuara veçanërisht për motin e ftohtë dhe me borë.

Gomat e dimrit kanë rëndësi të madhe për vozitjen gjatë dimrit, sezoni i të cilit nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, shoferët janë të obliguar të pajisin veturat e tyre me goma të tilla.

Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 227 pika parë thotë se gjatë sezonit dimëror, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

Gjithashtu gjatë kushteve dimërore ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe i bashkësisë së mjeteve të cilat nuk i kanë të vendosura pajisjet dimërore.

Shoferët që nuk e respektojnë këtë nen dënohen për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat