Daçiq reagon ndaj shefit të kabinetit të Konjufcës për heqjen e produkteve serbe nga byfeja e kuvendit

Lajme

Daçiq reagon ndaj shefit të kabinetit të Konjufcës për heqjen e produkteve serbe nga byfeja e kuvendit

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 22:45
Ivica Daçiq

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Kërçelit, shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se do ta ndërpresë kontratën me operatorin që ofron produkte serbe në byfenë e Kuvendit.

Në një intervistë televizive, kryetari i Kuvendit të Serbisë tha se është çuditur nga deklarimi i Kërqelit, por tha se “atëherë ata duhet ta ndryshojnë emrin, sepse Kosova është fjalë serbe, madje edhe në faqen e CIA-s”.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha kërkoi nga kryeparlamentari Konjufca që të largohen produktet serbe që shërbehen në byfenë e Kuvendit.

Madje Berisha ia ka vendosur nga një produkt serb tek ulësja e Kryekuvendarit, Galuk Konjufca dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Menjëherë pas këtyre veprimeve të deputetit Berisha kishte reaguar, Kërçeli, i cili ka sqaruar se Kuvendi ka marrëveshje me një operator privat.

Sipas tij, kabineti i Kryetarit, ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më nga data 22 shtator në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat