Flet babai i 16-vjeçares që i mbijetoi aksidentit tragjik, tregon për gjendjen e saj: E pashë nga xhami

Lajme

Flet babai i 16-vjeçares që i mbijetoi aksidentit tragjik, tregon për gjendjen e saj: E pashë nga xhami

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur sot në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 persona dhe shtatë të tjerë janë lënduar, ndër ta ka qenë edhe një 16-vjeçare.

45-vjeçari Adnan Jasharovski udhëtoi për në spital në Sofje të Bullgarisë pasi tha se vajza e tij 16-vjeçare, Zulejha Jasharovski e telefonoi për t’i thënë se i kishte mbijetuar tragjedisë.

“Ajo po qante. Duart i ishin djegur, por përndryshe mirë”, tha ai..

Jasharovski tha se e pa vajzën e tij vetëm nga dera, pasi nuk u lejua të hynte brenda në dhomë.

“Ajo nuk tha shumë, po qante dhe ishte në shok. E pashë vetëm nga dera pasi për shkak të Covidit, nuk më lanë në dhomë”, tha ai..

46 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm janë edhe 12 fëmijë.

Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

“Kjo është një tragjedi e madhe”, u tha gazetarëve në Sofje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat