Ky është babai që shpëtoi 6 persona në aksident, por jo djalin e tij 23 vjeçar

Lajme

Ky është babai që shpëtoi 6 persona në aksident, por jo djalin e tij 23 vjeçar

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 21:39
Orhan Aliti

Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari.

Ai kishte arritur të thyejë xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.

Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtojë djalin e tij 23-vjeçar.

Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend”, tha ai.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.

Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat