“Nuk i njohim vendimet e Kosovës”/ Vuçiqi pas takimit me Putinin: Marrëdhëniet Serbi-Rusi janë në nivelin më të lartë historik

Lajme

“Nuk i njohim vendimet e Kosovës”/ Vuçiqi pas takimit me Putinin: Marrëdhëniet Serbi-Rusi janë në nivelin më të lartë historik

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:33
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

“Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë në histori”.

Kështu deklaroi të enjten presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me homologun rus, Vladimir Putin, në Soçi të Rusisë.

Vuçiqi tha se bashkëpunimi mes dy shteteve në sferën ushtarake është në nivelin më të lartë dhe se shpreson se do të ketë edhe marrëveshje të reja.

“Unë besoj se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë janë në nivelin më të lartë historik”, i ka thënë Vuçiqi agjencisë ruse Tass.

Sipas mediave serbe, takimi mes Vuçiqit e Putinit ka zgjatur më shumë sesa është planifikuar.

Rusia njihet për qëndrimet pro Serbisë dhe që vazhdimisht e pengon Kosovën në të gjitha proceset nëpër organizatat ndërkombëtare.

Javë më parë, Ministria e Jashtme e Federatës Ruse kishte deklaruar se “nuk i njohim vendimet e Kosovës”.

Kjo pasi Prishtina zyrtare shpalli dy zyrtarë rusë si persona non-grata.

“Cenonin sigurinë kombëtare të Kosovës”, kishte deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat