Flet djali i njërit prej shoferëve të autobusit: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

Lajme

Flet djali i njërit prej shoferëve të autobusit: Iu gjet trupi në kabinë, ishte duke fjetur

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:42
Besarti

Trupi i shoferi të dytë të autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës u gjet në kabinën e fjetjes në autobus. Djali i tij Besarti, ka thënë për televizionin bullgar BNT, se Kadri Memdi se tashmë e ka identifikuar trupin e të atit, teksa tha se ai ishte një 54 vjeçar me mbi 20 vite përvojë pune.

Besarti konfirmoi se babi i tij ka udhëtuar për në Turqi të enjten. E udhëtime të tilla ai bënte shpesh edhe në Gjermani dhe sipas djalit të tij i njihte mirë rrugët.

Dy doganierë u pushuan nga puna pasi nga kontrolli fillestar i Agjencisë Doganore rezultoi se ata kishin humbur autobusin që kalonte kufirin me Bullgarinë pa leje dhe se kalimi i autobusit nuk ishte fare i pasqyruar në sistem.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vdekurit. Familjarët presin që trupat e viktimave të transportohen nga Bullgaria.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1  nuk dihet se ku është.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat