Kërcënimi ndaj kryeredaktorit të gazetës kombëtare “Bota sot”, paraqet krim ndaj fjalës së lirë në Kosovë

Lajme

Kërcënimi ndaj kryeredaktorit të gazetës kombëtare “Bota sot”, paraqet krim ndaj fjalës së lirë në Kosovë

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 17:25
Idriz Morina, kryeredaktor i gazetës kombëtare “Bota sot”

Në kohën në të cilën jetojmë dhe përpjekjet për një gazetari të pavarur, një kërcënim i tillë është një akt makabër, kundër të cilit duhet të ngrihen jo vetëm gazetarët.

Kundër duhet të ngrihen të gjithë qytetarët e Kosovës për të mbrojtur fjalën e lirë dhe të vërtetën, e cila nuk iu konvenon vetëm hajnave, të korruptuarve dhe zhvatësve të kësaj shoqërie.

Nuk do të doja ta besoja se ndaj një kërcënimi me përmasa kaq kriminale ndaj kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, nuk do të organizonte një protestë të fuqishme Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, për t'i dal në mbrojtje kolegut të tyre, nga ata që i frikësohen të vërtetës dhe mundohen me kërcënime dhe terror t'i mbrojnë sjelljet e tyre devijuese në shoqërinë kosovare.

Ligji në mbrojtjen e gazetarëve dhe gazetarisë, si njëra ndër fushat më të rëndësishme të informimit të drejtë të opinionit në luftimin e të keqes në vendin tonë, duhet të jetë shumë më i ashpër se deri më tani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat