Termini për viza, ky është njoftimi i fundit i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë

Lajme

Termini për viza, ky është njoftimi i fundit i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:21
Ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka njoftuar se qytetarët e Kosovës mund të bëjnë terminin për vizë në këtë faqe.

Ata njoftojnë se rezervimi i terminit është pa pagesë.

Njoftimi i Ambasadës së Gjermanisë

Këtu mund të rezervoni një termin për parashtrim të kërkesës për vizë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.

Para rezervimit të terminit, ju lutemi të informoheni në faqen tonë të internetit mbi kriteret për parashtrim të kërkesës. Ju lutemi që të rezervoni terminin vetëm, nëse jeni të sigurtë që mund të vini dhe t’i kompletoni të gjitha dokumentet e nevojshme për parashtrim të kërkesës për vizë.

Për të parandaluar keqpërdorimin gjatë caktimit të termineve, ambasada e mban të drejtën që të bllokojë nga caktimet e termineve për një muaj të gjithë personat, të cilët nuk paraqiten në termin.

Rezervimi i terminit është pa pagesë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat