Rreth gjysma e qytetarëve serbë mendojnë se asociacioni nuk do të formohet

Lajme

Rreth gjysma e qytetarëve serbë mendojnë se asociacioni nuk do të formohet

Nga: F. B. Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:57
Ilustrim

Në hulumtimin e kryer nga OJA “Aktiv” në Mitrovicë rreth qëndrimeve të bashkësisë serbe në Kosovë, ndër tjera 11 për qind e të anketuarve thonë se ka parti që mund të ju besohet, gjysma e tyre thonë se asociacioni nuk do të formohet, ndërsa 2/3 e të anketuarve thanë se Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave serbe, ka kumtuar Miodrag Miliçeviç drejtor i kësaj shoqate, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Sipas Miliçeviç nga hulumtimi vërehet trendi i besimit në subjektet politike edhe politikanët, që dëshmohet nga rezultati se 11 për qind e të anketuarve thonë se në Kosovë ka subjekte politike edhe politikanë që mund të ju besohet.

Dy të tretat e të anketuarve konsiderojnë se nga aktorët ndërkombëtar, Rusia është mbrojtësi më i mirë i interesave serbe në Kosovë, ndërsa 22 për qind e tyre mbështesin dialogun që ka shënuar rritje me vitet e shkuara.

“Por një shumicë e madhe prej 47 për qind mendojnë se asociacioni i komunave serbe nuk do të formohet. Ky është trendi që po përcillet tash e disa vite dhe premtimet që kanë dal në opinion nuk janë të bazuara nga shkaqe të ndryshme.

Mbi të gjitha mungesa e komunikimit mes aktorëve kyç në procesin e bisedimeve”, tha ai.

Në gjetjet rreth qëndrimeve të serbëve për mos përfshirjen e mjaftueshme në media, 2 deri 10 për qind mendojnë se nuk ndihen të lirë për të shprehur qëndrimet e veta.

Ajo që sipas Miliçeviç është alarmuese është shifra prej 74 për qind e të anketuarve që konsiderojnë se situata e sigurisë në Kosovë është e keqe, ndërsa 37 për qind e tyre se ajo vazhdon të përkeqësohet viteve të fundit.

“Një nga të dhënat tjera alarmuese është vazhdimi i migrimit, ku gjysma e të anketuarve nuk e shohin vetën në 5 vitet e ardhshme në Kosovë, që për gjendjen aktuale është alarmuese e katastrofave. Për fat të keq as nga Prishtina as nga Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kemi parë përgjigje adekuate në këtë trend negativ”, tha Miliçeviç.

Hulumtimi ka treguar se gjysma e të anketuarve ka qëndrim negativ nga BE-së, ku konsiderohet se ajo posaçërisht në procesin e bisedimeve mban anën e Prishtinës dhe nuk është në gjendje të jap përgjigje adekuate në problemet që paraqiten në procesin e dialogut.

“Se distanca etnike po rritet dëshmojnë edhe rezultatet se 1 nga dhjetë të anketuarit konsideron se raportet mes serbëve e shqiptarëve relativisht të mira, që do të thotë me gjasë të këqija”, tha Miliçeviç.

Kjo gjetje ndërlidhet me faktin se 95 për qind e të anketuarve janë vaksinuar në institucionet shëndetësore të Serbisë.

Trendi i sivjetshëm i gjetjeve të analizës dhe hulumtimit të qëndrimeve është i shtati me rend që nga 2015, kur OJQ “Aktiv” nisi hulumtimin e këtillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat