Ngjitet në shtyllë për të hequr flamurin serb, rrëzohet nga lartësia

Lajme

Ngjitet në shtyllë për të hequr flamurin serb, rrëzohet nga lartësia

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 17:29
Pamje nga video

Një incident tjetër është shënuar në protestën kundër Ballkanit të Hapur të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas djegies së flamurit të Serbisë nga një grup protestuesish, një i ri nuk është mjaftuar me kaq.

Ai është ngjitur në një shtyllë ndriçimi për të grisur flamurin serb.

Në një moment i riu varet mbi flamur i cili griset dhe ai përfundon në tokë.

Nuk dihet nëse ky person ka pësuar dëmtime nga rënia nga lartësia, megjithatë ai është parë duke i ndihmuar nga disa të tjerë që të largohet nga aty.

Videon mund ta ndiqni këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat