“Jemi për ura komunikimi, jo se kush djeg më shumë flamuj”, Vuçiq flet për Kosovën - përmend pikën kufitare në Jarinjë

Lajme

“Jemi për ura komunikimi, jo se kush djeg më shumë flamuj”, Vuçiq flet për Kosovën - përmend pikën kufitare në Jarinjë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:07
Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur sot në Tiranë për marrëdhënien e Beogradit me Prishtinën zyrtare. Ai tha se tashmë dihet qëndrimi i Serbisë për këtë çështje, ndërsa shtoi se Kosova është e lirë që të marrë pjesë në nismën ‘Ballkani i Hapur’. 

Mes të tjerash ai tha se do donte që të fitonte ça pikë si nacionalist në Serbi, meqë tre muaj më pas janë zgjedhjet, por vendosi që të mbante një gjuhë neutrale. Sipas tij, me rëndësi është vendosja e urave të komunikimit.

“Besoj se ne jemi përgjigjur këtë për raste të ndryshme. Zgjedhjet do të zhvillohen në Serbi për 3 muaj. Do ju përgjigjem sot, drejtpërdrejtë që të fitoj ca pikë nacionaliste në vendin tim. Do ju habis me përgjigjen time, tejet racionale. Do ju përgjigjem se pse po e bëjmë këtë. Kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria, Maqedonia, kanë pikëpamje të ndryshme me këtë çështje, Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme. Nuk mendoj që është produktive për mua që t’i ftoj sepse në momentin që ftoj dikë nga Prishtina, thonë që meqë e bëri ai ftesën, ne nuk do të vijmë.

Kjo nuk është arsye që mos të flasim. Ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinjë, megjithatë, të flasim për thelbin. A do të jetë më e lehtë për shqiptarët dhe serbët nëse s’do të kishte të tillë kufijtë apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht?! Këto krijojnë probleme të pafundme. Do ishte më e lehtë që mos të ishin. S’ka njeri, qoftë në Prishtinë, apo në Mitrovicë, Beograd dhe Tiranë, që s’do të ishte dakord kështu. Do të humbasin kohë, ata që nuk i bashkohen. Ka vetëm përfitime nga kjo nismë. Dje këshilltarët e mi, zyrtarë, më thanë se do të kthehemi, kemi zgjedhje në 3 muaj.

Më thonin se nuk duhet të shkoja në Shqipëri, se pati probleme me flamurin. Por të tjerë njerëz e bënë këtë, dhe Rama erdhi në Beograd. Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj, nuk është kjo zgjidhja. Jemi për të ndërtuar ura komunikimi. Miliona fusha bashkëpunimi shtrihen para nesh. Miliona fusha, por duhet treguar përgjegjësi. Mos të bëhemi apo të patronizojmë politikat e përditshme. Duhet të sigurohemi që të ruajmë paqen. Ky është projekt paqeje.”
, tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat