“Lajmërim i rrejshëm”, telefonata që alarmoi Policinë e Kosovës

Lajme

“Lajmërim i rrejshëm”, telefonata që alarmoi Policinë e Kosovës

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 18:23
Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Policia e Kosovës (PK) pasi ka ekzaminuar vendin e ngjarjes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ka njoftuar se nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes.

Pasi ishin evakuuar qytetarët nga ai vend dhe ishin bllokuar linjat për qarkullim, tashmë vendi është hapur për lëvizje nga qytetarët.

Me këtë, alarmi për mjet shpërthyes që e pranoi policia nga një telefonues anonim, del të jetë i rrejshëm.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se nuk kanë gjetur asnjë mjet shperthyes në atë zonë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm" ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat