Zbulohet pronari i numrit të telefonit prej nga u kërcënua me bombë në Prishtinë

Lajme

Zbulohet pronari i numrit të telefonit prej nga u kërcënua me bombë në Prishtinë

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:09
Stacioni i Autobusëve

Gjatë së enjtes, pati dyshime për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Sipas policisë, njoftimi për eksploziv erdhi përmes një telefonate anonime në të cilën u tha se një person kishte vendosur mjet shpërthyes në stacion.

Pas evakuuimit të zonës nga organet e rendit, rezultoi që ishte alarm i rrejshëm.

Kk merr vesh nga burime brenda organeve të sigurisë në Kosovë, se pronari i numrit të telefonit prej nga u bë kërcënimi me bombë është Zoran Kovacevic, rreth moshës 57-58 vjeçar, serb nga Bujanoci.

I njëjti në vitin 2011 kishte kërcënuar në formë të njëjtë zëvendës prokurorin për krime lufte të Serbisë Bruno Vekariq.

Ai më 3 mars të po të njëjtit vit kishte telefonuar policinë e Beogradit duke thënë: “Unë do ta vras Bruno Vekariq” dhe e kishe mbyllur telefonin.

Policia serbe e kishte arrestuar asokohe Kovacevicin, ndërsa në gjykatë ai ishte arsyetuar se telefonatën e ka bërë duke qenë i irrituar kur kishte mësuar nga mediat se dyshohej që Zyra e Prokurorit kishte tërhequr urdhërarrestin për gjeneralin serb Slobodan Divljak.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat