Hoxha i Gllogjanit thirrje bashkëfshatarëve të mos hedhin fishekzjarre: Të solidarizohemi për humbjen e dy fëmijëve tanë

Lajme

Hoxha i Gllogjanit thirrje bashkëfshatarëve të mos hedhin fishekzjarre: Të solidarizohemi për humbjen e dy fëmijëve tanë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 20:02
Ledion Hamzaj, Genta Mustafaj

Kanë kaluar pesë javë nga rasti tragjik në Gllogjan, ku pas një sulmi me armë në drejtim të autobusit mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi.

E sot në ndërrimin e motmoteve, hoxha i këtij fshati Besim Halilaj, ka kërkuar nga bashkëfshatarët që të mos hedhin fishekzjarre.

Në një postim në Facebook, ai po ashtu ka kërkuar nga bashkëfshatarët e Gllogjanit që të mos e shfaqin buzëqeshjen e as gëzimin për t’u solidarizuar me familjet e të prekurve.

“Për Gllogjanin viti 2021 mbetet si një ndër vitet më të errëta që e ka kapluar fshatin tonë, për shkak edhe të tragjedisë që rezultoi me humbjen e dy fëmijëve tanë, Gentën dhe Ledionin. Ju shprehim edhe kërkesën tonë si dhe lutjen prej dhimbjes që e shpon shpirtin që nesër me rastin e ndërrimit të motmoteve të mos hedhni fishekzjarre dhe të mos e shfaqni buzëqeshjen dhe gëzimin ngase e kemi obligim moral, fetar e shqiptar që të solidarizohemi me familjet e të prekurve!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat