Jakup Krasniqi e Salih Mustafa kanë sot ditëlindjen, kaq vite mbushin ata

Lajme

Jakup Krasniqi e Salih Mustafa kanë sot ditëlindjen, kaq vite mbushin ata

Më: 1 janar 2022 Në ora: 08:58
Jakup Krasniqi, Salih Mustafa

Dy ish-pjesëtarët e UÇK-së, Salih Mustafa e Jakup Krasniqi sot festojnë ditëlindjet e tyre.

I lindur më 1951 në fshatin Negroc të Drenasit, ish-zëdhënësi i UÇK-së, sot mbush 71 vite.

Më 1 janar është i lindur edhe Salih Mustafa, i cili mbush sot 50 vite.

Ata po bëjnë më shumë se 1 vit që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për krime lufte.

Ndaj Mustafës ka nisur gjykimi ndërsa ndaj Krasniqit pritet të fillojë këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat