Pamje nga aksidenti në Gllamnik të Podujevës

Lajme

Pamje nga aksidenti në Gllamnik të Podujevës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:48
Pamje nga video

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, mesditën e sotme.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se një person ka pësuar lëndime dhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit , një person ka pësuar lëndime. I lënduari ka pranuar  trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale atje, shihet se dëmet materiale janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat