Alarmante: Rreth 600 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Lajme

Alarmante: Rreth 600 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Nga: M.L. Më: 14 janar 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 585 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë.

Sipas raportit, kjo shifër ka rezultuar nga testimi i 6 mijë e 589 personave.

Po ashtu, u bë e ditur se janë shëruar 57 qytetarë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

14 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.

Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforëcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372.

Në total numri i rasteve aktive është 3.339.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat