Mustafi: Situata me shqiptarët e Luginës së Preshevës është duke degraduar

Lajme

Mustafi: Situata me shqiptarët e Luginës së Preshevës është duke degraduar

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:27
Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi në një intervistë në emisionin “Ballkan” duke folur për referendumin e Serbisë në Kosovë tha se kjo e fundit është në të drejtën e saj të mos e lejojë një gjë të tillë. Mustafi u shpreh se Serbia s’do ta lejonte një gjë të tillë.

“Shqiptarët në Serbi s’kanë marrë pjesë në shumë votime.  Këto ndryshime kushtetuese se besoj se garantojnë edhe më tej  garancinë në kuptimin e shtrirjes territoriale. Kosova është në të drejtën e saj absolute që të kërkojë të mos votohet aty për një referendum të një shteti tjetër. Serbia s’do lejonte që qytetarët e saj të organizonin një referendum në territorin e saj. Kosova është në të drejtën e saj. Megjithatë ka pasur një tradite ku OSBE ka lehtësuar mbajtjen e zgjedhjeve dhe organizimin e votës”, tha ai.

Qeveria e Serbisë ka rinisur për herë të parë që nga 2013 bisedimet me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për planin 7 pikësh që ka të bëjë me të drejtat e tyre bazë. Pavarësisht se plani 7 pikësh është përpiluar dhe dakordësuar nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe është miratuar nga qeveria e Serbisë, ai nuk është zbatuar, kjo edhe për shkak të reformës në gjyqësor. Mustafi tha se situata është përkeqësuar dhe s’mund të qëndrojmë indiferent ndaj një situate që është duke degraduar.

“Sa më shumë që ka stabilitet në Prishtinë e Tiranë, sa më shumë koordinim mes tyre dhe bashkërendim me Luginën  e Preshevës, krijon më shumë hapësirë për realizimin e të drejtave në luginë. E para në 2013 kuvendet e këshilltarëve shqiptarë kanë miratuar një platformë për masat urgjente për shqiptarët e Luginës. Në atë dokument janë 7 pika që përcaktojnë përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve dhe zgjidhjen e problemeve  jetike për ta. Megjithatë ka edhe disa vendime të tjera që ka nxjerrë Kuvendi. Në kuadër të saj në një iniciativë të ambasadorit të BE të zgjidhen çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar.

Tani janë dhe shumë tema, shëndetësi gjykata, të përfaqësimit të shqiptarëve… Ka një tendencë të bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë presion dhe të realizojë diçka nga ato. Ka kaluar shumë kohë dhe ne kemi më pak gjykatës e gjykata, vetëm një zjarrfikës në krejt Serbinë, nuk drejtojmë asnjë qendër shëndetësore. Ne kemi pasur një degradim të situatës për një dekadë pas, është më keq se çka qenë dhe s’mund të qëndrojmë indiferent ndaj një situate që është duke degraduar”, tha ai.

“Jo vetëm një zjarrfikës, por 4 gjykatës në krejt Serbinë janë shqiptarë, në Bujanovc zinxhiri i udhëheqësve 80% nga komuniteti serb. Le të themi se herën e fundit kur ka qenë konkursi për polici nuk është pranuar asnjë kandidat shqiptar. Një pjesë e mirë ska të bëjë me aftësitë e tyre por me një qasje degraduese politike që si sheh si pjesë e institucioneve të Serbisë”, shtoi ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat