​OSBE ia njeh “Metohinë” të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën

Lajme

​OSBE ia njeh “Metohinë” të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën

Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot gjatë ditës njoftoi se nuk mund të organizojë procesin e mbledhjes së votave për referendumin e Serbisë. Ajo që ra në sy në deklaratë ishte përmendja e emrit “Kosovë dhe Metohi” duke iu referuar kështu të ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Ambasadori Davenport e përsëriti këtë mesazh në një letër dërguar Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë dhe Metohi më 14 janar dhe ambasadori e ritheksoi qëndrimin në një bisedë telefonike me Petar Petkoviq mëngjesin e sotëm të 15 janarit”, thuhet në deklaratë.

Kur i referohen të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, misioni i OSBE-së nuk ka përdorur fare thonjëza.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar rezolutë me të cilën ndalohet referendumi i Serbisë për ndryshime kushtetuese edhe në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat