Ky është i riu i cili humbi jetën pas plagëve të marra sot në Pejë

Lajme

Ky është i riu i cili humbi jetën pas plagëve të marra sot në Pejë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:17
Elvis Mekaj 

Një perleshje mes dy personave ka ndodhur sot në Pejë. Elvis Mekaj humbi jetën pas plagëve të marra sot në Pejë

Nga Spital i Pejës kanë konfirmuar se njëri nga të plagosurit ka vdekur.

Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 14:45, ndërsa dy personat të përfshirë në përleshje kishin mbetur të plagosur pasi ishin therur me thika.

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.  

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat