Shkoi i 20-i, Blloku “B2” në KEK ende nuk kthehet në prodhim

Lajme

Shkoi i 20-i, Blloku “B2” në KEK ende nuk kthehet në prodhim

Më: 21 janar 2022 Në ora: 14:31
Shkoi i 20-i, Blloku “B2” në KEK ende nuk kthehet në prodhim

Kontrata në mes Korporatës Energjetike të Kosovës -KEK dhe kompanisë gjermane “GE Power AG” ishte personifikuar si me “gjermanin”, i cili është duke asistuar në riparimin e turbinës në bllokun B2.

Kontrata në mes palëve ka skaduar gjatë ditës së djeshme, ndërsa blloku B2 ende nuk  është rikthyer në funksion. Kësisoj KEDS po importon më shumë 260 MWH energji elektrike të shtrenjtë

Me datën 12.12.2021 gjatë operimit kishte ndodhur një aksident në turbinën TTU në njësinë B2. Kjo ka ndikuar që njësinë B2 të nxjerrim jashtë operimit për kohë të pa caktuar deri sa të bëhen inspektimet, analizat dhe shqyrtohen mundësitë për riparimin e dëmeve të shkaktuar.

Më këtë rast prokurimi i Korporatës Energjetike të Kosovës kishte lidhur kontratë më kompaninë gjermane “GE Power AG” në vlerë prej 248 mijë eurove. Kontrata ka përfunduar  më datë 20 janar, e cila ka pasur validitet fiks 21 ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat