Vajza me nofkën “dreqi i vogël”, refuzon t’i quajë vjehërrit nënë dhe babë

Lajme

Vajza me nofkën “dreqi i vogël”, refuzon t’i quajë vjehërrit nënë dhe babë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:29
Arlinda Azemi

Një e re që jeton në Gjermani së fundmi ka marrë shumë komente në një video që ka shpërndarë në Tik-tok.

Ajo thotë se  në të ardhmen refuzon t’i thërrasë vjehërrinë nënë e baba.

Sipas saj, vendin e nënës dhe babait nuk e zë askush dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk dëshiron që ta bëjë këtë.

Videoja e saj është komentuar shumë në rrjetet sociale dhe shumica kanë qenë kritika duke cilësuar këtë si mosrespekt.

Ajo ka folur për ATV duke dhënë arsyet e veta rreth kësaj çështje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat