Punëtori i kompanisë “Pastrimi” lëndohet rëndë në vendin e punës, Policia jep detaje

Lajme

Punëtori i kompanisë “Pastrimi” lëndohet rëndë në vendin e punës, Policia jep detaje

Nga: G.B Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:49
Kompania “Pastrimi”

(E plotësuar 15:59) - Një person është lënduar rëndë në vendin e tij në punës, në kompaninë “Pastrimi”.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për gazetën “Bota sot” se i lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa që po trajtohen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

“Rreth orës 13:15, është pranuar informata se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, një person është lënduar në punë. Pas marrjes së informatës policia ka dalë ë vendin e ngjarjes, ndërkaq i lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po trajtohen rrethanat nën të cilat ka ndodhur ngjarja në mënyrë që të orientohet ndërmarrja e hapave të mëtejmë”, ka thënë Borovci për “Bota sot”.

***

Një punëtor i kompanisë Pastrimi është lënduar në vendin e tij të punës.

Bëhet fjalë për një punëtor mekanik, i cili po punonte në garazhin e kompanisë.

Burime brenda kompanisë “Pastrimi” tregojnë për “Bota sot” se punëtori ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në QKUK me ambulancë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia.

Sipas burimeve, lëndimi ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve të nevojshme për punë.

Bota sot do t’ju mbajë të informuar për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat