Drecun i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion...

Lajme

Drecun i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion...

Më: 28 janar 2022 Në ora: 19:45
Milovan Drecu

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se për Serbinë është i papranueshëm çdo model i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive.

Reagimi i Drecunit, që është deputet në Parlamentin e Serbisë nga partia e Aleksandar Vuçiqit, vjen si përgjigje një deklarate të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Kosovës do t’i ofrohen disa modele të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive.

Drecun, siç raportojnë mediat serbe, tha se sipas Marrëveshjes së Brukselit është definuar që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive duke thënë se ky organ nuk formon asnjë nivel tjetër të qeverisjes dhe se ky nuk ka qenë qëllimi i Beogradit dhe as i popullit serb.

“Escobar ka folur për atë se ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive, dhe se nuk duhet të ketë një nivel tjetër qeverisjeje dhe se mund të ketë një marrëdhënie tjetër bashkëpunimi mes pushteteve lokale. Ky ndoshta është një vizion i tij kornizë se si ndoshta problemi mund të zgjidhet, respektivisht që Prishtina nuk dëshiron të formojë Asociacionin”, tha Drecun.

Ai thekson se kjo është e papranueshme për Serbinë dhe rithekson se Asociacionin është i definuar me kompetenca ekzekutive që nuk nënkuptojnë asnjë nivel tjetër të qeverisjes.

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të jetë një nga temat, të cilat priten të diskutohen gjatë vizitës së të dërguarit të Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme gjatw vizitws nw Kosovw dhe Serbi.

Para vizitws nw Kosovw Escobar ka deklaruar se ShBA nxisin qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për Asociacionin.

“Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat