“Kjo do të ishte masakra e rusëve”/ Shesheli tregon skenarin e errët që Rusia duhet ta parandalojë

Lajme

“Kjo do të ishte masakra e rusëve”/ Shesheli tregon skenarin e errët që Rusia duhet ta parandalojë

Nga: P.R Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:16
Vojislav Sheshel

Tash e sa javë, ushtria ruse ka rrethuar Ukrainën në tri anët e kufirit të saj, dhe shtetet perëndimore kanë paralajmëruar se Kremlini synon pushtimin e Ukrainës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se ekziston një mundësi e qartë që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden tha se ka një mundësi të qartë se rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt. Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë gjë për muaj të tërë”, tha Emily Horne, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Biden ka riafirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve që të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

E për situatën e krijuar në Ukrainë, dhe nisjen e një lufte të mundshme, së fundi ka folur edhe Vojislav Sheshel.

Udhëheqësi i radikalëve për mediat serbe, se Rusia duhet të parandalojë me çdo kusht Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë të bëhen anëtarë të NATO-s.

Gjithashtu, Sheshel beson se Rusia duhet të detyrojë Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë të tërhiqen nga pakti i NATO-s dhe të mos lejojë që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të NATO-s.

“Pra, të mbahet një zonë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, e cila do të ishte praktikisht një zonë e vendeve neutrale, në mënyrë që të parandalohet një sulm i NATO-s ndaj Rusisë në çdo rrethanë”, tha Vojislav Sheshel për mediat serbe, përcjellë “Bota sot”.

Kreu i radikalëve shpjegon se Rusia nuk duhet të lejojë që Luhansku dhe Donetsk të bien.

“Kjo do të ishte masakra e rusëve atje dhe persekutimi”, deklaroi presidenti i SRS, Vojislav Sheshel.

Më tej, Shesheli thotë se amerikanët do të shkonin në luftë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit.

“Ukrainasit duhet të shërbejnë si ushqim topash, por shpresoj se do të ndërgjegjësohen”, u shpreh lideri i radikalëve, Vojislav Sheshel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat