Tërbohet moti! Shkurti vjen me ciklon të fuqishëm dimëror dhe reshje bore!

Lajme

Tërbohet moti! Shkurti vjen me ciklon të fuqishëm dimëror dhe reshje bore!

Më: 28 janar 2022 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Më në fund kemi gjasa për përjetimin e një cikloni të mirëfillt dimëror i cili në kombinim me lagështinë e Mesdheut dhe ajrin e ftohtë nga veriu pritet të na sjellë reshje të dendura bore gjatë “tranzicionit” mes Janarit dhe Shkurtit.

Masa ajrore mjaft fuqishme ciklonike nga mesi i Oqeanit Atlantik pritet të depërtojnë mes Britanisë së Madhe dhe Skandinavisë, në drejtim të Gjermanisë, Alpeve dhe pastaj në Italinë veriore do të kemi krijimin e një cikloni sekondar i cili shumë shpejt pritet të zhvillohet në qendër të Detit Adriatik.

Cikloni pritet të lëvizë më ngadalë nga Deti Adriatik dhe Deti Jon në drejtim të Greqisë duke na “furnizuar” me reshje të dendura bore.

Ato cilat priten në shumë pjesë të rajonit tonë duke filluar nga Kosova, veriu i Malit të Zi, pjesët kontinentale të Shqipërisë, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat