Aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitjen e 7 mijë e 660 eurove në Gjakovë

Kronikë

Aktakuzë ndaj të dyshuarit për grabitjen e 7 mijë e 660 eurove në Gjakovë

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 16:36
Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, në lokacionin e njohur si “R.M.T.”.

I pandehuri, sipas Prokurorisë, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka kërcënuar një punonjëse dhe më pas nga dollapi ka marrë para në vlerë prej 7 mijë e 660 eurosh.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, nga neni 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat