“Mos qaj profë”/Kimete Berisha publikon video duke vallëzuar, kështu e quan deputeten e VV-së

Lajme

“Mos qaj profë”/Kimete Berisha publikon video duke vallëzuar, kështu e quan deputeten e VV-së

Nga: G.B Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:32
Pamje nga video

Kimete Berisha ka reaguar ndaj VV-së, pasi deputetja e kësaj partie ishte shprehur kundër profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci, pasi ai kishte vallëzuar valle shqiptare në TikTok.

Ai sot shpërtheu në lot për shkak të fyerjeve që ka marrë nga njerëzit, derisa nuk ka bërë asgjë të keqe.

Figura të shumta publike i dolën në përkrahje duke publikuar video duke vallëzuar, në solidarizim me të, e deputetja Fjolla Ujkani i kërkoi falje publike.

Ndërsa, Kimete Berisha ka publikuar një video duke vallëzuar me nënën e saj, derisa ka porositur profesorin që të mos qajë, përcjell Bota sot.

Ajo e ka quajtur deputeten Ujkani idiote për deklaratën e saj dhe ka kritikuar edhe presidenten Osmani që thotë se po mban anën e VV-së.

Postimi i plotë:

Ia prishëm namusin idiotes së Vetëvendosjes

Këta të Vetëvendosjes janë kundër dashurisë (perendimore), kundër humorit (anglez), kundër poezisë (erotike) dhe kundër vallëzimit (publik).

Janë armiq të tërbuar të demokracisë, të lirisë së individit dhe të lumturisë.

Ç'prej se e mori pushtetin Vetëvendosja, ekstremistët dhe moralistët u kënaqën duke pushuar, sepse tash e kanë pushtetin që ua çon amanetet në vend!

E kanë edhe Presidenten që flijohet dhe i flijon popullin për Vetëvendosjen!

Le të flijohen, mos do Zoti e po shqyhen nga dashnia për njëri-thetrin.

Ama, kur dashnisë ia sheh sherrin, ajo nuk është dashni.

I thonë dashni, por është sëmundje mendore!

Flet për pavarësinë e Institucionit të Presidentit dhe të shtetit, Presidentja e varur nga Vetëvendosja!

~~~

Mos qaj' profë!

Çoji në rrs.

P.S. Me Nanën (kushërirën e Shote Galicës)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat