Vuçiq: Porositë e Eskobar edhe Lajçak ishin të pritshme, ne jemi të gatshëm të shkojmë në Bruksel

Lajme

Vuçiq: Porositë e Eskobar edhe Lajçak ishin të pritshme, ne jemi të gatshëm të shkojmë në Bruksel

Nga: F. B. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 10:36
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sot se porositë që dërguan të dërguarit amerikan edhe evropian Eksobar edhe Lajçak për dialogun ishin të pritshme dhe se Serbia është e gatshme përherë të shkojë në Bruksel.

"Nuk ka asnjë befasi, çdo gjë që kanë thënë publikisht më kanë thënë edhe mua, për ne asnjë bisedë për çështjen e Kosovës me ata që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës nuk është e lehtë dhe e thjeshtë”, tha Vuçiq për Tanjug nga Pekini ku ndodhet në vizitë, duke shtuar se po sheh se porositë nga Lajçak edhe Eksobar janë bërë temë.

"Fuqitë e mëdha, është e qartë se nga rëndojnë edhe synojnë, edhe Amerika edhe Evropa, jo aq hapur, s eka disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën, por është e qartë nga anojnë pjesa më e madhe e BE-së, kështu që këto biseda nuk janë të lehta, por është mirë që janë të hapura edhe sinqerta dhe që ne mund të shprehim qëndrimet tona dhe mendimet, kjo gjithnjë është e dobishme”, tha Vuçiq.

Në pyetje nëse ka datë rreth takimit të mundshëm për vazhdimin e dialogut në Bruksel, Vuçiq tha se ka parë atë që ka deklaruar nënkryetari i qeverisë së Kosovës Bislimi dhe faktin se Lajçak do rezultate, energjetika edhe të pagjeturit janë tema prej nga mund të ketë sinjal të mirë.

"Ne jemi të gatshëm për dialog dhe të shkojmë në Bruksel, nuk ka rëndësi nëse kemi apo jo zgjedhje. Shteti përherë duhet të jetë mbi interesin partiak. Më kanë pyetur nëse kemi në agjendë fushatë, mitingje para zgjedhjeve, nëse do të ketë, mundet, por shumë më e rëndësishme është ajo që bëni për vendin tuaj”, tha Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat