“Tradhtoi Serbinë”, serbët sulmojnë kryeministrin e rrëzuar të Malit të Zi – ja pse ia përmendin Abazoviqin

Lajme

“Tradhtoi Serbinë”, serbët sulmojnë kryeministrin e rrëzuar të Malit të Zi – ja pse ia përmendin Abazoviqin

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Dritan Abazoviq dhe Zdravko Krivokapiq

Kuvendi në Mal të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit për qeverinë 42-të të Malit të Zi, ku kryeministër i së cilës ishte Zdravko Krivokapiq.

Votimi i mocionit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re, ku kryeministër pritet të jetë zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq nga Lëvizja URA.

E pas rrëzimit të Krivokapiqit, serbët menjëherë kanë sulmuar Krivokapiqin. Sipas historianit serb, Rakoviq, ish kryeministri i Malit të Zi ka tradhtuar serbët, duke ia përmendur marrëveshjen me shqiptarin, Dritan Abazoviq, i cili pritët të vijë në krye të qeverisë së Malit të Zi.

Sipas Rakoviqit, tri ngjarjet kryesore të tradhtisë ishin: 1. Nënshkrimi i marrëveshjes së turpshme Krivokapiq-Beçiq-Abazoviq më 8 shtator 2020 kundër integritetit të Republikës së Serbisë dhe historisë serbe të Malit të Zi; 2. Refuzimi i Krivokapiqit për të nënshkruar Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe në maj të vitit 2021, por edhe më vonë; 3. Largimi i Ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi dhe votimi i Rezolutës për Srebrenicën kundër Republikës Srpska dhe popullit serb, shkruajnë mediat serbe, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Rakoviqit, askush nuk duhet të ndjejë keqardhje për Krivokapiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat