“Hajnat e naftës”, Ardian Kastrati i PDK-së revoltohet me deputetët e LVV-së

Lajme

“Hajnat e naftës”, Ardian Kastrati i PDK-së revoltohet me deputetët e LVV-së

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 19:32
Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “hajna të naftës”, që nuk votuan rezolutën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas tij, në VV e në Listën “Guxo”, ka të tillë që besojnë se kolegët e tyre që keqpërdorën naftën e shtetit më përpara mund të ja thyejnë rekordin Ben Johnson-it në 100 metra vrapim sesa që e vjedhin naftën e shtetit.

“Mirëpo faktet janë në dritën e diellit. Me deklaru që jeton në Prishtinë ose që nuk ke veturë e me marrë naftë shtetit me shku në Kuvend është hajni. Në diskursin e tyre më bën përshtypje një fakt, kur thonë 20 vite keqpërdorime. Brenda atij 20 vjeçari Vjosa Osmani paska marrë naftë shtetit me shku në Kuvend prej Prishtinës në Prishtinë. Disa nga kolegët e saj nga pozita vepruan njësoj edhe në 2021-tën”, shkroi Kastrati në Facebook.

“Kjo tregon që këtyre aty ku ju konvenon me ZHVATË për vete ju pëlqejnë ato vendimet e 20 vjeçarit. Kjo ndodhi deri sa u zunë siç thotë populli me ” pelë për dore”. Të njëjtit që vodhën naftën e shtetit sot ikën nga Kuvendi për mos ta votuar rezolutën KUNDËR shtrenjtimit të rrymës. Në njërën anë vjedhin naftë, në tjetrën anë i shtrenjtojnë rrymën qytetarit”, shtoi ai.

“Kështu punohet për interesin e qytetarëve që i votuan. VAZHDOJMË ME ” NDRYSHIMIN””.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat