Pavarësia e Kosovës – vijnë urime nga Dua, Rita e yjet e kinematografisë dhe sportit

Lajme

Pavarësia e Kosovës – vijnë urime nga Dua, Rita e yjet e kinematografisë dhe sportit

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:09
Pamje nga video

Sot (e enjte) Kosova kremton 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Me këtë rast të veçantë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka realizuar një video-mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, me urime nga yjet më të mëdhenjë të kulturës dhe sportit shqiptar.

E para që nisi video-mesazhin është artistja e çmimeve “Grammy”, Dua Lipa, e cila uroi përzemërsisht bashkëkombësit e saj këtë përvjetor.

“Gjithçka që e bëjmë, e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë e bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë, të dua shumë”, thotë Dua Lipa.

Një urim tejet i veçane vjen edhe nga këngëtarja Rita Ora, e cila është emëruar nga shteti i Kosovës me titullin ambasadore, për hir të promovimit që i ka bërë vendit në arenën ndërkombëtar.

Përshëndetje nga Rita, urime dita e pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë, kaq aq shumë domethënie për ne. Shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme.

Kampionja historike e xhudos, Majlinda Kelmendi, gjithashtu pati një urim të veçantë për këtë përvjetor

“Të punojmë shumë dhe të na shtohen sukseset në çdio fushë. Urime pavarësinë të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, uron Kelmendi.

Kampionet e medaljeve olimpike të Tokio 2020, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi gjithashtu nuk munguan në videon e veçantë të MKRS-së.

“Bashkë po rritemi dhe Kosovën tonë po e bëjmë të njohur në të gjithë Kosovë”, urojnë Nora dhe Distria.

Regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli, nuk la pa përmendur sukseset e shumta të kinematografisë vitin e kaluar në urimin e saj të veçantë për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Urime Kosovë, 14 vjet shtet. Viti i kaluar ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për kinematografinë në Kosovë uroj që vitet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme, kemi shumëçka për të treguar”, tha Blerta Basholli.

Edhe regjisori i filmi “Pa Vend”, i cili triumfoi së fundmi në Sundance Film Festival, e cilësoi si një vit kult të kinematografisë atë të vitit të kaluar, teksa ka një urim të përzemërt.

“Vitin që lam pas, ne ishim pjesëmarrës në ngjarjet më të mëdha të filmit në botë. Në shumicën prej tyre edhe triumfuan, prandaj kjo është dëshmia më e mirë, që me punë edhe nga vendi jonë i vogël mund të dalin gjëra të mëdha. Urime ditën e pavarësisë”, thotë Karahoda në urimin e tij.

Të fundit në video-mesazh janë përfaqësuesit e Kosovës në lojërat olimpike dimërore, Kiana Kryezu dhe Albin Tahiri, me nga një urim të veçantë nga Pekini i Kinës.

“Nga Pekini i Kinës, ju urojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Rroftë Kosova”, kanë uruar sportistët nga Kosova.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat