Kryeministri i Greqisë nga Serbia: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Lajme

Kryeministri i Greqisë nga Serbia: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Nga: F. B. Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 15:53
Kirjakos Micotakis

Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis tha se “ndodhet në Beograd për të mbështetur Serbinë në rrugën evropiane. Greqia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ndryshon qëndrimin rreth kësaj”.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka falënderuar mikun grek për ruajtjen e integritetit të Serbisë, shkruan “RTS”, transmeton “Bota sot”.

Pas takimit me Vuçiq, kryeministri grek Micotakis tha se Athina mbështet dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai shtoi se pret që të dy palët do të arrijnë normalizimin e raporteve, pasi ajo është në interes jo vetëm të Serbisë por për të gjithë regjionin.

"Sa i përket Kosovës edhe dialogut, dua të jem i qartë, qëndrimi i vendit tim nuk ndryshon. Por ne duam të shohim normalizimin e raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit prandaj mbështesim dialogun dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së Lajçak. Duam që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse obliguese që është në interes të dy palëve dhe që do të krijoj atmosferë bashkëpunimi në Ballkan”, tha Micotakis në takim me gazetarë.

Kohëve të fundit nuk ka pasur shumë përparim, por Vuçiq u obligua dhe dëshiron dialogun për gjetjen e zgjidhjes së drejtë për këtë çështje.

Vizita është punuese dhe përfshinë shumë tema të bisedimeve.

"Pres që shpejtë të mbahet mbledhja e këshillit të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve që u shty për shkak situatës në Greqi. Do jetë shumë me rëndësi vizita e presidentes së Greqisë në mars, që do të jetë konfirmim se Greqia e Serbia janë të ndërlidhura jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht dhe me besim me vizion të qartë në ardhmërinë evropiane të regjionit”, tha Micotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat