Qeveria shpronëson pronën private në afërsi të Ambasadës Amerikane

Lajme

Qeveria shpronëson pronën private në afërsi të Ambasadës Amerikane

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 12:00
Mbledhja e Qeverise

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin me interes publik të një prone të paluajtshme për ndërtimin e shirtit rrugor për hyrje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Prona e paluajtshme është shpronësuar për ndërtimin e shirtit rrugor në kuadër të rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë M2.

“Ministria e Mjedisit, i propozon Qeverisë së Kosovës të nxjerrë vendim me të cilin miratohet vendimi përfundimtar për shpronësimin me interes publik i pronës së paluajtshme private, e cila preket nga ndërtimi i shiritit për rreshtim për hyrje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë”, propozoi zv/ministrja e Mjedisit.

Propozim-vendimi i Ministrisë së Ambientit dhe Mjedisit u miratua me shumicë të votave në mbledhjen e qeverisë.

Pricedurat e shpronësimit të kësaj prone filluar në fund të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat