Pas një aksidenti ndërron jetë 33 vjeçari nga Drenasi

Lajme

Pas një aksidenti ndërron jetë 33 vjeçari nga Drenasi

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 22:47
Behar Xhylani

Si pasojë e një aksidentit në trafik, dje ka ndërruar jetë Behar Xhylani nga fshati Baicë e Drenasit.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij duke njoftuar se varrimi i të ndjerit është është bërë sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit.

Behari ka lënë pas gruan dhe tre fëmijët, dy djem dhe një vajzë.

“Sot rreth orës 14:00, ju dha lamtumira mikut tonë Behar Xhylanit nga Baica e Drenasit! Vdekja jote miku ynë, ishte shum e hershme, dhe e padrejtë, ti sapo kishe krijuar familjen tënde, Nusën, dy djemtë dhe nje vajzë, dhe tani kur ishte koha dhe momenti, qe ti te ishe pranë tyre, dhe te rrugëtoje bashk me ta, ti paprtimas u shkëpute nga jeta, dhe kështu pas vetës i le te vëtëm, Nusen, dhe tre fëmijët”, ka shkruar një mik i të ndjerit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat