“Varreza me ngjyrat e flamurit ukrainas”, reagon Kurti: Kjo është poshtërsi!

Lajme

“Varreza me ngjyrat e flamurit ukrainas”, reagon Kurti: Kjo është poshtërsi!

Nga: N. Sh. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Pamje nga stadiumi i “Cërvena Zvesdes”

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka reaguar pasi tifozën e “Cërvena Zvesdes” kanë formuar një varrëzë me ngjyrat e flamurit ukrainas.

Kurti këtë e quan poshtërësi, duke shtuar se serbët nuk kanë mësuar asgjë nga e kaluara e tyre barbare.

Reagimi i plotë:

SERBËT PRAPË NË ANËN E GABUAR TË HISTORISË!

Gjatë një ndeshje futbolli të "Cërvena Zvesdes" në Beograd fansat serbë gjatë ndeshjes kanë formuar një VARREZË ME NGJYRAT E FLAMURIT UKRAINAS!

Kjo është një poshtërsi e llojit unik dhe dëshmon edhe një herë se serbët nuk kanë mësuar asgjë nga e kaluara e tyre barbare!

Një popull që nuk mëson nga e kaluara e tij është i predestinuar të shuhet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat