Vuçiq paralajmëron ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe njohen e Kosovës nga OKB-ja

Lajme

Vuçiq paralajmëron ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe njohen e Kosovës nga OKB-ja

Më: 2 mars 2022 Në ora: 19:26
Aleksander Vuçiq

Një ditë pas kritikave të Parlamentit Evropian për mospërputhjen e sanksioneve kundër Rusisë, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i është drejtuar publikut.

Vuçiq ka folur lidhur me zhvillimet në Ukrainë dhe veprimet e Serbisë përkitazi me situatën atje. Ai ka folur edhe për Kosovën.

Vuçiq tha se situata aktuale është tejet e vështirë për Serbinë dhe sipas tij ky është vetëm fillimi i presionit mbi Serbinë, që të rreshtohen me perëndimin kundër Rusisë.

Por, Vuçiq paralajmëroi se mund të ketë “kurthe” për Serbinë, teksa ishte duke folur për Kosovën.

“Pres që në periudhën e ardhshme të ketë disa kurthe për Serbinë. E patë që shqiptarët aplikuan për anëtarësim në NATO, e patë që morën mbështetjen e një forcë si Turqia”, tha Vuçiqi.

Sipas Vuçiqit në iniciativat e ardhshme Rusia mund të përjashtohet nga OKB-ja, për t’ju hapur kështu edhe rruga për pranim të pavarësisë së Kosovës nga kjo organizatë.

“Ata planifikojnë ta bëjnë këtë në bazë të nenit 6. Pastaj të hapin dyert për ndryshimin e Rezolutës 1244, me çka nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës (nga OKB-ja)”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat