Nuk i dha qasje në dokumentet publike, AIP dënon me 3000 euro Odën e Avokatëve të Kosovës!

Lajme

Nuk i dha qasje në dokumentet publike, AIP dënon me 3000 euro Odën e Avokatëve të Kosovës!

Më: 4 mars 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për mos zbatim të vendimit të AIP-së, i cili ka obliguar këtë institucion të ofrojë qasje në dokumente publike. Sipas kërkesës së palës, në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.

Vlen të theksohet se ky është vendimi i parë për shqiptimin e gjobës, ndaj një institucioni.

Për arsye të mos zbatimit të vendimeve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.

AIP kishte kërkuar qasjë në dokumente për takimet e Këshillit Drejtues në 6 mujorin e parë të vitit 2021. Gjoba që ka marrë Oda e Avokatëve të Kosovës është 3000 euro dhe duhet të paguhet brenda 30 ditëve.

 

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat