Vulin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kërcënim me konflikt të armatosur për Serbinë

Lajme

Vulin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kërcënim me konflikt të armatosur për Serbinë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:54
Aleksandër Vulin

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizatën ushtarake të NATO-s do të përbënte kërcënim për Serbinë me konflikt të armatosur.

“Asgjë tjetër”, ka shtuar ai.

Vulin bërë komente mbi miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës ku i është bërë thirrje të qeverisë që të nisë punën për anëtarësim.

“Vendosja e Kosovës nën patronazhin e aleancës ushtarake do të thoshte anulim të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shfuqizim i Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja, por edhe obligimi i të gjitha shteteve të NATO-s që të jenë të detyruara për mbrojtje në përputhje me nenin për mbrojtje të Kartës së Integritetit Territorial të Anëtarit të sapo pranuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat