Abazoviqi pas takimit me Kurtin e Osmanin: E kaluara të lihet prapa, e ardhmja të ndërtohet në paqe

Lajme

Abazoviqi pas takimit me Kurtin e Osmanin: E kaluara të lihet prapa, e ardhmja të ndërtohet në paqe

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:42

Inominuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri.

Kjo deklaratë e Abazoviqit erdi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi.

“Po i forcojmë marrëdhëniet tona fqinjësore bazuar në respekt të ndërsjellë. E kaluara të lihet prapa dhe të krijohet e ardhmja në bazë të vlerave paqësore universale”, ka shkruar Abazoviqi në Twitter.
 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat