Vdes Erhard Busek, Ambasadori Ajeti: Vdekja e tij është humbje e madhe për Kosovën

Lajme

Vdes Erhard Busek, Ambasadori Ajeti: Vdekja e tij është humbje e madhe për Kosovën

Më: 14 mars 2022 Në ora: 12:53
Faruk Ajeti dhe Erhard Busek

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e mikut të Kosovës dhe ish-zëvendëskancelarit të Austrisë, Erhard Busek.

Ajeti ka thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për Austrinë, për Kosovën, por edhe për Evropën.

“Busek do të mbetet në historinë tonë më të re, si njëri ndër miqtë më të mëdhenj të vendit tonë në kohërat më të vështira të ekzistencës. Bashkë me Ministrin e Jashtëm Alois Mock dhe diplomatin Albert Rohan, ai ishte fuqia prijëse dhe shtytëse e Kosovës”.

“Njeriu i cili shkroi vet historinë duke hapur dyert e universiteteve austriake për studentët nga Kosova, kur të gjitha shtetet tjera evropiane i mbanin ato mbyllur. Që nga vizita e tij e parë në Kosovë më 1987 dhe takimet me elitën politike dhe kulturore të Kosovës, ai ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm për çështjen e Kosovës. Përjetësisht mirënjohës angazhimit të tij për Kosovën! Prehu në paqe mik dhe privilegj jetësor të të njihja prej vitesh nga afër”, ka shkruar Ajeti në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat