Prokuroria tregon krejt çka u sekuestrua gjatë aksionit “Brezovica 3” ku u arrestuan dy persona

Lajme

Prokuroria tregon krejt çka u sekuestrua gjatë aksionit “Brezovica 3” ku u arrestuan dy persona

Më: 17 mars 2022 Në ora: 10:47
Ilustrim

Dokumente, parcela, para të gatshme, armë, fishekë, telefona janë disa nga ato çka u gjetën gjatë bastisjes në aksionin “Brezovica 3” që ndodhi të mërkurën në shtatë lokacione në Shtërpcë e ku u arrestua një doganier dhe meanxheri i një qendre skijimi në Brezovicë.

Për dy të arrestuarit që po dyshohen për kryerjen e veprës “marrje ryshfeti” Prokuroria Themelore në Ferizaj po kërkon masën e paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., - zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’, me këtë do të kryente veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

- Dokumente të tatimit në pronë,

- Dokumente të MMPH-së,

- Dokumente me plane,

- Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),

- Lista me numra të parcelave,

- Telefon "Samsung S7",

- Telefon Poco X3,

- Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,

- Para të gatshme 705,00 USD,

- Para të gatshme 170,00 CHF,

- Para të gatshme 60,00 Pound,

- Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,

- Thika të ndryshme (13 copë),

- Dorëz e revoles (1 copë),

- Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)

- Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)

- Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),

- Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe

- Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

- Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,

- Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,

- Një (1) jelek anti-plumb,

- Një (1) thikë ushtarake,

- Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,

- Një (1) gaz maskë,

- Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,

- Dy (2) fishek të armës së gjatë,

- Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,

- Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,

- Dy (2) fishek të pistoletës E43,

- Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,

- Dy (2) radiolidhje Sëiter,

- Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,

- Një (1) palë dylbi “Tento X50”,

- Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,

- Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,

- Një (1) shufër metalike,

- Radiolidhje Motorolla,

- Një (1) telefon “Iphone 11” dhe

- Një (1) telefon “Huawei”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat