Tri fshatrat shqiptare në Leposaviq po braktisen

Lajme

Tri fshatrat shqiptare në Leposaviq po braktisen

Më: 18 mars 2022 Në ora: 21:18
Pamje nga Ceraja

Tri fshatrat shqiptare në komunën e Leposaviqit, Ceraja, Kushtova e Bistrica po braktisen. Shkak mbeten kushtet e vështira ekonomike, rrugët e pashtruara dhe mungesa e transportit për në Mitrovicë.

Në park nuk luajnë fëmijët. E në stacion nuk presin më udhëtarë.

Kjo pasi që fshati Cerajë i Leposaviqit po zbrazet nga banorët e saj.

Nga njëzetë shtëpi të banuara pas luftës, tanimë kanë mbetur vetëm gjashtë.

E në njërin konak ku tymon ende oxhaku jeton Jetish Halili.

‘’Unë qitu jam qe 73 vjet i kam mbushë e këtë vend kurrë se kam lëshue e nuk e lëshoj, derisa një Zot e din kur’’, tha Jetish Halili.

Mirëpo ky nuk është fshati i vetëm i cili po braktiset. Në Bistricë kanë mbetur vetëm 12 shtëpi, e poashtu edhe në Kushtovë numri i shtëpive të banuara është përgjysmuar.

E rrugët e pashtruara dhe mungesa e transportit për në Mitrovicë mbeten ndër arsyet kryesore për largimin e fshatarëve.
Transporti i vetëm është ai mes tre fshatrave për bartjen e nxënësve në shkollën fillore në Bistricë, të cilët janë të paktë në numër.

‘’Tani për tani dmth janë gjithsej 17 nxënës, në gjithë shkollën. Vështirësi ka të mëdhaja, jo vetëm nga ana për ne si mësimdhënës por edhe prej banorëve sepse këto janë të vetmet fshatra me banim shqiptar’’, tha Vitaku.

E banorët e këtushëm, për të jetuar merren me blegtori e bujqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat