Vuçiq flet sërish për njohjen e Kosovës, thotë se nuk e pranojnë për asnjë çmim

Lajme

Vuçiq flet sërish për njohjen e Kosovës, thotë se nuk e pranojnë për asnjë çmim

Nga: F.B Më: 23 mars 2022 Në ora: 10:24
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe asaj me përfaqësues të serbëve nga Kosova, ka deklaruar se situata në të cilën ndodhet Serbia është shumë e vështirë dhe se “Na kanë kërkuar të pranojmë Kosovën! Por atë nuk do ta pranojmë për asnjë çmim”, transmeton “Bota Sot”.

Ndërkohë sipas “Kurir”, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë kërkuar braktisjen e policisë, ndërsa disa janë të gatshëm për konflikt e nuk e lënë vendin.

Nga serbët pati zëra që të braktiset uniforma e policisë.

“Përfaqësuesit e serbëve kanë kërkuar që 435 pjesëtarët e Policisë në veri të braktisin uniformën e policisë rajonale dhe të lënë armët, ndërsa disa nga pjesëmarrësit kanë fol se janë të gatshëm për konflikt dhe mos-braktisje të vendit”, tha Vuçiq.

Sipas tij, ai i ka lutur që të rrinë dhe do të jenë përkrah tyre në secilën situatë.

Vuçiq dje me orë të tëra ka pasur takime dramatike , ku në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe atë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova ka diskutuar temën kryesore refuzimin e Kurtit që në Kosovë të organizohen zgjedhjet serbe të 3 prillit dhe veprimet që duhen ndërmarrë.

Vuçiq në adresimin për media pas këtyre bisedimeve ka thënë se “Nga Serbia është kërkuar një gjë – të pranohet pavarësia e Kosovës, gjë që nuk do të pranohet me asnjë çmim, sepse shteti na është më i vlefshëm se votat”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat