E pa dëgjuar deri tani: Fadil Nura premton “trembjen” e sorrave

Lajme

E pa dëgjuar deri tani: Fadil Nura premton “trembjen” e sorrave

Më: 24 mars 2022 Në ora: 23:41
Fadil Nura

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, ka bërë një premtim të çuditshëm.

Ai ka premtuar qytetarët se do t’i “largojë” sorrat.

Përmes një postimi në Facebook, Nura ka thënë se për pak ditë do të vendosen paisje, që me valët e tyre magnetike do të largojnë sorrat dhe pisllëkun e tyre.

Postimi i plotë:

Një tjetër problem që po merr zgjidhjen e duhur, e që përballemi prej se ekzistojmë.

Brenda pak ditësh do t'i vendosim pajisjet e posaçme të sigurta dhe jo të rrezikshme për jetën e shpezëve apo kafshëve tjera, ku valët e tyre magnetike do të largojnë nga këtu sorrat dhe pisllëkun e tyre që po na ndotin parqet, trotuaret, rrugët dhe ambientin përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat